Lajme

Krasniqi: VV ta kuptojë se mediat nuk i frikësohen, nuk i fut nën kontroll

04/25/2023 17:14
nga:G B

Profesori Milazim Krasniqi, ka thënë se VV duhet ta kuptojë se mediat nuk i frikësohen dhe nuk mund t’i fus nën kontroll, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se për këtë ka tri arsye, duke shtuar se në këtë kohë politikanët duhet të frikësohen nga mediet e gazetarët, jo mediet e gazetarët nga politikanët.

Postimi i tij i plotë:

LVV duhet ta kuptojë se mediet nuk i frikëson. As i fut nën kontroll. Ka tri arsye: e para, mediet janë biznese private, nuk varen nga reklamat e saj, e dyta, janë krijuar gjenerata gazetarësh/esh që nuk nënshtrohen, e treta, sponsori i pavarësisë së Kosovës, e sponsorizon edhe gazetarinë e pavarur. Në kohën tonë politikanët duhet të frikësohen nga mediet e gazetarët, jo mediet e gazetarët nga politikanët. Siç thuhet: ”i ka dekë nana kësaj pune.”