Sporti

Ofendimet ndaj Spallettit, dënime tek skuadra e Juventus nga Gjykata Sportive e Federatës Italiane të Futbollit

04/25/2023 17:02
nga:Mergim Rreci

Ndihmësi i Juventusit, Marco Landucci është pezulluar për një ndeshje dhe është gjobitur me 5,000 euro, njoftoi të martën Gjykata Sportive e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Sipas shtypit italian, Marco Landucci ka fyer Luciano Spallettin, trajnerin e Napolit, ndeshje që u fitua nga napoletanët me rezultat 0 me 1, përcjell GazetaBlic Sport.

Gomar tullac…,do ta ha zemrën tënde”, tha ai. Juventus u gjobit edhe me 15 mijë euro, në këtë rast për “thirrje ofenduese ndaj arbitrit dhe ndaj tifozëve të Napolit”.

/GazetaBlic Sport/