Lajme

Kaq ulëse kanë fituar PDK dhe VV në Zveçan e Leposaviq

04/25/2023 14:48
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

Në Leposaviq ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Lulzim Hetemi me 100 vota ose 73.5 për qind.

Në Zubin Potok ka fituar kanditati i Partisë Demokratike të Kosovës Izmir Zeqiri me 197 vota ose 52.2 për qind.

Në Zveçan ka fituar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Ilir Peci me 114 vota ose 59 për qind.

Në Mitrovicnë e Veriut ka fituar kanditati i Lëvizjes Vetëvendosje Erden Atiq me 553 vota ose 66.9%

Ndërsa në amsamblenë komunale në Leposaviq LVV ka marrë 85 vota ose 77.3 për qind, numri i ulësve të fituara është 15.

Partia Demokratike e Kosovës në asamblenë komunale në Leposaviq ka marrë 21 vota ose 19.1 për qind, numri i ulësve të fituara është dy.

Po ashtu edhe “Partia Kosovskih SRBA” ka fituar dy ulëse në asamblenë komunale në Leposaviq me katër vota ose 3.6 për qind.

Ulsët e fituar në komunën e Zveçanit janë si në vijm:

Partia Demokratike e Kosovës 98 vota ose 60.1 për qind me 11 ulëse.

Lëvizja Vetëvendosje me 65 vota ose 39.9 për qind me tetë ulse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).