Lajme

“Zgjedhjet në Veri do të përsëriten, për Veriun do të kërkohet sërish zgjidhje në tavolinën e bisedimeve”

04/25/2023 11:06
nga:Y I

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar procesin zgjedhor në Veri të vendit.

Makolli tha se gjithçka ka ndodhur së fundmi atje është në kontekst të marëveshjes.

Ai tha se ka patur një marrëveshje, “gjentëllmane” mes përfaqësuesve të Kosovës, Serbisë dhe ndërkombëtarëve.

“Nëse analizohen mirë këto zgjedhje në veri, gjithçka ka shkuar në kontkest të marrëveshjes. Më 2 Maj do të shihet ngjarja që ka ndodh. Djegiet e makinave pastaj mospjesamrrja e serbëve në zgjedhje, lejimi i zgjedhjeve pa telashe, mendoj se ka patur një marrëveshje, “gjentëllmane” mes përfaqësuesve tanë, Serbisë dhe ndërkombëtarëve”, thotë ai.

Makolli tha se nga këto zgjedhje dolën fitues si Kurti po ashtu edhe Vuçiq.

“U plotësua ana juridike dhe kushtetuese që duhet të mbahen zgjedhjet, ndërsa nga ana tjetër po shihet se nga këto zgjedhje janë të dy fitues si Kurti dhe Vuçiq, por mendoj se Vuçiq është më fitues se i ka homogjenizu serbët. Kjo edhe duke i’u falenderu veprimeve tona jo me targat, Kurti tani arsyetohet se nuk kemi qare pa e ba Asociacionin dhe ndërkombëtarët insistojnë që të kryhet. Është në njëfarë forme ‘loje’ që me dalë të dytë me ‘ftyrë'”, thotë ai për Gazeta Blic.

Sekretari i AKR-së u shpreh i bindur se zgjedhjet në veri do të përsëriten

“Sidoqë të jetë, në disa veprime i kemi ba të pamatura. Veriu nuk ka qenë kurrë më jashtë kontrollit, me marr pjesë vetëm 7 apo 13 serb kjo në njëfarë forme është shumë e rëndë për ne, faktorit ndërkombëtar i jep me tregu se nuk kemi kurrfarë kontrolli atje. Përpara ka qenë komplet ndryshe. Sido që të jetë këto zgjedhje sigurisht që kanë me u përsërit”, tha Makolli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.


Vesel Makolli, Sekretar i Përgjithshëm AKR

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari tha se zgjedhjet në veri nuk do të prodhojnë zgjidhje edhe nëse çertifikohen nga KQZ-ja pasi u bojtkotuan nga shumica e serbëve.

“Zgjedhjet në veri nuk do të prodhojnë zgjidhje edhe nëse certifikohen nga KQZ-ja, kjo pasi u bojkotuan nga shumica absolute e banorëve atje. E dimë ku është shkaku (presioni nga Serbia dhe bandat e veriut) por kjo nuk i jep legjitmitet kryetarëve të zgjedhur me 2-3 ose 5% të votave edhe pse zgjedhjet ishin të ligjshme proceduralisht. Problemi i veriut nuk është veç teknik, procedual, është politik dhe në këtë problem përveç palëve të brendëshme, janë involvuar tash një kohë të gjatë edhe SHBA-BE, dhe kjo patjetër që do të kërkojë zgjidhje politike para se teknike”, thotë ai.

Jashari tha tutje se sërbët atje do të vazhdojnë bojkotin e institucioneve dhe kjo do ta bëjë të pamundur zbatimin e mandatit nga kryetarët e zgjedhur.

Ai tha se përsëri për Veriun do të kërkohet zgjidhje në tavolinën e dialogut.

“Serbët nga veriu do të vazhdojnë bojkotin ndaj institucioneve atje dhe kjo do ta bëjë të pamundur zbatimin e mandatit nga Kryetarët e zgjedhur. Tentimi për të imponuar rend e ligj, mund të shkaktoj trazira e tensione që patejtër hyn në lojë faktori ndërkombëtar që kërkon të mos ketë tensione dhe që të gjindet zgjidhje në dialog.Me një fjalë zgjedhjet nuk kanë bërë zgjidhje dhe prap për veriun do të kërkohet zgjidhje në tavolinën e dialogut”, tha Jashari për “Gazeta Blic”.


Shemsi Jashari

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petar Stano, ka thënë se zgjedhjet në Veriun e Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për komunat përkatëse.

Ai tha se kthimi i serbëve të Kosovës në institucionet dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është urgjente.

”Vota në veri nuk ofron zgjidhje politike afatgjata për komunat përkatëse. Kthimi i përhershëm i serbëve të Kosovës në institucione dhe themelimi i Asociacionit/Bashkësisë janë urgjente sikurse është dialogu serioz ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve në veri”, ka shkruar Stano në Twitter, raporton Gazeta Blic.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Leposaviq ka fituar kandidati Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, me 100 vota.

Në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës më 196 vota.

Në Zveçan fitues është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës më 114 vota.

Në Mitrovicë të Veriut fitues është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 519 vota.

/Gazeta Blic/

Zgjedhjet në veri – KQZ sot do t’i shpallë rezultatet përfundimtare