Ndeshja e së premtes me Sigal Prishtinës dhe Trepçës në basketboll ka ngjalluar interesim të jashtëzakonshëm në kryeqytet.
KB Prishtina dhe KB Trepça do të ballafaqohen të premten në kryeqytet, në kuadër të gjysmëfinales së “Play Offit” të Superligës në basketboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Në katër duelet e para të luajtura, dy herë ka triumfuar Prishtina, e dy herë Trepça, secila skuadër me fitoret që mori në shtëpitë e tyre.
Ballafaqimi i fundit i gjysmëfinales ka ngjallur interesim shumë të madh në Prishtinë, teksa tifozeria, “Plisat” kanë premtuar spektakël të madh në tribuna.
Sipas anëtarëve të Plisave, biletat nuk mund të rezervohen dhe duhet të blihet para ditës së premte, pasi interesimi është shumë i madh.
Kujtojmë se fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë në finale me KB Pejën.
/GazetaBlic Sport


