Sporti

Chelsea kërkon transferimin e Onanas, ofron Kepa Arrizabalagan në marrëveshje

04/25/2023 10:21
nga:L J

Chelsea do të takohet me Interin këtë javë për të diskutuar një marrëveshje për Andre Onana dhe ata janë të gatshëm të përfshijnë Kepa Arrizabalaga në një marrëveshje të mundshme.

Portieri 27-vjeçar kamerunian ka bërë paraqitje të mira me Nerazzurrët që kur u bashkua me një transferim të lirë verën e kaluar dhe është lidhur gjithnjë e më shumë me një kalim te Chelsea muajt e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Onana ka mbajtur 15 portën e paprekur në 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka qenë një nga më të mirët te Interi.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Chelsea është gati të takohet me Interin këtë javë – ndoshta para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Italisë me Juventusin – për të diskutuar për Onanën dhe për të planifikuar një marrëveshje të mundshme.

Nerazzurrët duan rreth 40 milionë euro për portierin kamerunian. Chelsea, megjithatë, është gjithashtu i gatshëm të dërgojë Kepan në këmbim, një ide që mund të jetë intriguese.

/GazetaBlic Sport