Lajme

Pochettino një hap larg Chelsea, negociatat mes palëve po avancojnë me shpejtësi

04/24/2023 23:12
nga:E K

Chelsea po përballet me krizë të rezultateve në këtë edicion të Premierligës.

Skuadra angleze pas shkarkimit të Potter ka si trajner të përkohshëm legjendën e klubit, Frank Lampard i cili aventurën e tij te Chelsea e ka nisur disa humbje radhazi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Blutë” po mendojnë për një trajner më afatgjatë për sezonin e ri ku disa nga emrat favoritë janë Nagelsmann dhe Pochettino.

Tani, sipas ekspertit Fabrizio Romano, negociatat mes Chelseat dhe Pochettinos po përparojnë me shpejtësi për të mbyllur një marrëveshje.