Sporti

Ish-mbrojtësi i Arsenalit: Kur më bënë trajner, ishte dërrmuese, i lumtur që u ktheva tek akademia

04/24/2023 21:33
nga:E K

Per Mertesacker, ish-lojtari i Arsenalit, kohën kur mori komandën e topçinjve në 2019/2020.

“Isha në krye të ekipit për tre javë së bashku me Freddie Ljungberg, kur u largua Unai Emery dhe ishte tronditja e jetës sime. Për mua, ishte dërrmuese. E kuptova që stërvitja nuk ishte diçka që doja, ndaj isha i kënaqur të kthehesha në pozicionin tim si drejtues i akademisë”, ka rrëfyer ai në një intervistë për The Sun, duke vlerësuar Mikel Artetën, trajnerin aktual të londinezëve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mikel [Arteta] kishte një detyrë shumë të vështirë kur mbërriti. Doja të zhvilloja ekipin bazuar në vlera për të vendosur standarde të reja për të gjithë klubin. Ai ndryshoi qartë drejtimin e klubit dhe i çoi në një pozicion të shkëlqyeshëm, i cili i lejon ata të luftojnë për titullin”, shtoi ai.