Njohësi i zhvillimeve politik, Uk Lushi, ka thënë se Këshilli i Evropës për Kosovën e hapë derën me kushte, Asociacioni dhe disa të tjera, raporton Gazeta Blic.
Ai thotë se shqiptarët ekzaltohen dhe vendime krejt të zakonshme i quajnë historike.
Postimi i tij i plotë:
Shumë njerëz të çuditshëm jemi. Gëzohemi për një aplikacion. Por a nuk po e dini që Këshilli i Europës për Kosovën e hap derën me kushte?! Asociacioni dhe disa tjera. Dhe shqiptarët ekzaltohen. Quajnë gjëra krejt të zakonshme vendime dhe përparime historike. O të uruar, krejt shtetet në Këshill hyjnë për demokraci dhe të drejta të njeriut. Kosova këto dy kushte i ka në nivelin më të lartë prej shpalljes shtet më 2008.


