Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë se po bëhet realitet ajo që dikur ishte e paimagjinueshme, ku vetëm brenda pak ditësh kemi dy lajme të mira, për liberalizimin e vizave dhe tani për aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është e meritë e qytetarëve të Kosovës, që kanë zgjedhur liderët e duhur si Vjosa Osmani, Albin Kurti e Donika Gërvalla, që kanë punuar shumë për këto suksese.
Postimi i tij i plotë:
Ajo që dikur ishte e paimanigjueshme, po bëhet realitet. Brenda vetëm pak ditësh, vijnë 2 lajme shumë të mira drejt integrimit Evropian, nënshkruhet LIBERALIZIMI vizave dhe tani kalon faza e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Po ashtu ligjshmëria dhe sovraniteti po shtrihet në çdo cep të Kosovës.
Kjo është meritë e qytetarëve të Kosovës të cilët me votën e tyre bënë ndryshimin e madh duke zgjedhur liderët e duhur si Vjosa Osmani, Albin Kurti e Donika Gërvalla-Schëarz që punuan shumë që Kosova të arrij këto suksese të jashtëzakonshme.
Urime Kosovë…


