Lajme

Pranimi i aplikimit në KiE, Çitaku: Ky lajm do të duhej të gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës

04/24/2023 17:20
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sot Kosovës iu hap dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky lajm do të duhej t’i gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Sot Kosovës iu hap dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ky lajm do të duhej të gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.