Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, nga Këshilli i Evropës, ka uruar qytetarët e Kosovës për një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se pa asnjë dyshim ky është hapi më i madh i Kosovës drejt anëtarësimit në këtë institucion.
Postimi i tij i plotë:
Drejtpërdrejt nga Këshilli i Evropës. Urime qytetarë të vendit tim për një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë!
Qytetarë të Kosovës jemi drejtpërdrejt nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Urime për vendimin e Këshillit të Ministrave që Kosova të ecë përpara drejtë anëtarësimit të vet. Është një moment i veçantë, është një punë e madhe e delegacioneve të mëparshme dhe të këtij delegacioni, ende ka punë për të bërë. Mirëpo, pa asnjë dyshim ky është hapi më i madh i Kosovës drejt anëtarësimit në këtë institucion.
Kosova është tregim i suksesshëm, rrugëtimi dhe shtetndërtimi ynë ka një bazë të fuqishme në luftën e lirisë dhe sakrificën e madhe të kombit tonë, njëkohësisht në vlerat evropiane që ne i përfaqësojmë me Kushtetutën dhe ligjet tona. Jemi shtet i pavarur dhe do të qëndrojmë kështu.


