Totti dhe Reali kanë një marrëdhënie të veçantë. Florentino Perez ka deklaruar disa herë se Totti është i vetmi lojtar që dëshironte të sillte në Real dhe dështoi në këtë. Mirëpo, simboli i Romës, të cilës i ka qëndruar besnik gjatë gjithë karrierës së tij, nuk e fsheh që e adhuron Realin.
Fundjavën e kaluar ai ishte mysafir i klubit, me ftesë të Carlo Ancelottit. Të dielën ai ishte në kampin e klubit Valdebebas, ndërsa të shtunën ndoqi ndeshjen Real-Celta në La Liga. Ai zbuloi se ishte një përvojë e veçantë për të: “Kjo ishte hera ime e parë që e shikoja Realin nga tribuna, madje edhe në Bernabeu. Madhështore!”
Edhe pse Reali publikoi foto të Tottit me një numër lojtarësh, gjiganti italian i futbollit botëror foli për faqen e klubit vetëm për dy lojtarë të Realit: “Ancelotti është një djalë fantastik, ai rrezaton një pozitivitet të madh. Më lejoi të vij në Real dhe të shoh atë në prapaskenë dhe ja ku jam. Roma është klubi i jetës sime, por Reali është menjëherë pas tij. Një klub që unë gjithmonë e admiroj dhe e mbështes”.
“Unë dhe Modric kemi një marrëdhënie të veçantë. Ne e admirojmë shumë njëri-tjetrin. Pata kënaqësinë ta takoj personalisht dhe u binda se ai nuk është vetëm një lojtar por edhe një person i ndershëm dhe i natyrshëm”.
Modric nuk i ka mbetur borxh Tottit për këto fjalë të mrekullueshme. Ai ka shpërndarë një foto në Twitter që ka 5 milionë shikime në profilin e tij në më pak se një ditë dhe ka shkruar: “Një nga idhujt e mi të fëmijërisë, Totti!”
Tifozët e Realit e kanë mbajtur mend mirë këtë dhe kanë bërë një paralele me postimin e Modric në Instagram të nëntë viteve më parë. Pas ndeshjes mes Realit dhe Romës, ai i emocionuar u mburr me fanellën që mori nga Totti gjatë shkëmbimit.
“Fanella më e vlefshme që kam shkëmbyer ndonjëherë me një lojtar. Idhulli im”, shkruante ai në vitin 2014 krahas një fotoje të fanellës së Tottit.
Luka Modrić in 2014: "Most valuable shirt I exchanged with any player. My idol." ???? pic.twitter.com/Xlw09HQYGN
— Madrid Xtra (@MadridXtra) April 23, 2023


