Lajme

Basha nga Këshilli i Evropës: Me shpresë për një lajm të mirë për Kosovën

04/24/2023 13:39
nga:Genita C

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, ka shpërndarë një fotografi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ku shihet bashkë me deputetin e LDK-së Arben Gashi dhe atë të AAK-së, Besnik Tahiri.

Basha në Facebook tha se shpreson për një lajm të mirë për Kosovën.

Ai në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës do të marrë pjesë së bashku me delegacionin nga Kosova, ku do të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në këtë organizatë.

Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022.