Sporti

40 vjeçar, por s’e ka ndërmend të ndalet | Pepe rinovon kontratën me Porton

04/24/2023 10:18
nga:L J

Qendërmbrojtësi veteran Pepe ka rënë dakord të rinovojë kontratën tek Porto, duke nënshkruar një kontratë të re me gjigantët portugez në moshën 40-vjeçare.

Pepe po i afrohet fundit të sezonit të tij të 23-të në futbollin profesionist, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi portugez nuk ka në plan të tërhiqet, pasi ka rinovuar deri në fund të sezonit të ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur sepse është një kontratë që do të thotë shumë për mua”, tha Pepe, i cili ka luajtur 28 herë këtë sezon.

“Si lojtar dhe person, zakonisht them se jam shumë i sinqertë. Jam 40 vjeç, por i detyrohem shumë Portos dhe nuk dua të mashtroj presidentin apo njerëzit në klub.

“Dua të falënderoj të gjithë në klub që më bëjnë më të mirë çdo ditë si lojtar, person dhe baba”.

/GazetaBlic Sport