Sporti

Kush është Akis Vavalis, greku që mori drejtimin e FC Dritës?

04/24/2023 08:48
nga:L J

Skuadra e Dritës ka njoftuar mbrëmë pak para mesnate se ka arritur marrëveshje me trajnerin Akis Vavalis.

Trajneri grek, Akis Vavalis do ta udhëheq ekipin e Dritës në Superligën e Kosovës pas largimit të trajnerit Arsim Thaqi, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja e nënshkruar mes klubit të Dritës dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundesi vazhdimi edhe për nje vit tjetër.

Vavalis ka përvojë 12 vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner, megjithëse shumicën e kishte si ndihmës.

Ai ishte ndihmës trajner tek këto nëntë skuadra: Panserraikos, Lokomodiva Plodiv, Panetolikos,Ermis Aradippou, Iraklis, Asteras Tripoli, Aris, Altromitos Athen, PAS Lamia.

Ndërkohë sipas “Transfermarkt”, ai ishte trajner kryesor vetëm në këto katër skuadra: Akropotamos, Serres, Vasalundu, Krumovgrad.

37 vjeçari është i pajisur me UEFA Pro License, teksa formacioni i tij i preferuar është 4-4-2.

Kujtojmë se Drita është në vendin e dytë në tabelë me vetëm një pikë më pak se Ballkani, kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë pikë deri në përfundimin e kampionatit.

/GazetaBlic Sport