Sporti

Xavi: Ter Stegen është ndër portierët më të mirë në botë

04/23/2023 21:27
nga:E K

Barcelona arriti sot fitore të rëndësishme ndaj Atletico Madrid me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Ferran Torres.

Skuadra e Xavit arriti edhe njëherë ta mbajë portën e paprekur duke pësuar deri tani vetëm 9 gola në 30 takime që shënon rekord të ri në top ligat evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri spanjoll, Xavi lavdëroi portierin, Ter Stegen.

Marc Andre ter-Stegen është ndër tre portierët më të mirë në botë dhe për shkak të lojës sonë mendoj se ai është më i miri”, tha ai.