Ka përfunduar çereku i tretë i playoffit mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Çereku i tretë i këtij takimi i takoi Trepçës e cila krijoi epërsi prej një pike, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati i këtij çereku ishte 20-22, kurse lojtari me më së shumti pikë ishte Brown i cili realizoi gjithsej 13 pikë.
Kujtojmë se Sigal Prishtina është në avantazh në këtë seri ndeshjesh me rezultat 2-1 dhe nëse arrin fitore kualifikohet në finale aty ku e pret Peja.


