Ka përfunduar çereku i parë i playoffit mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Çereku i parë i këtij takimi i takoi Sigal Prishtinës e cila krijoi epërsi prej dy pikësh, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati i këtij çereku ishte 20-22, kurse lojtari me më së shumti pikë ishte Dardan Berisha i cili realizoi gjithsej 9 pikë.
Kujtojmë se Sigal Prishtina është në avantazh në këtë seri ndeshjesh me rezultat 2-1 dhe nëse arrin fitore kualifikohet në finale aty ku e pret Peja.
/GazetaBlic Sport/


