Sot luhet ndeshja e katërt e serisë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Prishtinës në basketboll.
Ndeshja e katërt e “Play Offit” të Superligës zhvillohet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga ora 17;15, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Trepçës ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen e sotme janë shitur, teksa ka lutur tifozët të mos i blejnë ato nga persona fizik me çmime të të larta.
Ja njoftimi:
“Të nderuar tifozë.
Të gjitha biletat për ndeshjen me Sigal Prishtinën janë shitur.
Ju lutemi të mos bëheni pre e keqpërdoruesve që mund të ofrojnë biletat për çmim më të lartë.
Stërshitja e biletave është vepër e dënuar me ligj.
Ju faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme”, shkruan KB Trepça.
/GazetaBlic Sport


