Sot luhet ndeshja e katërt e serisë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Prishtinës në basketboll.
Ndeshja e katërt e “Play Offit” të Superligës zhvillohet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra nga kryeqyteti ka fituar dy ballafaqimet e mëparshme, teksa mitrovicasit kanë triumfuar një herë.
Kujtojmë se në rast të triumfit të klubit nga Prishtina në ditën e sotme, atëherë kryeqytetasit do siguronin finalen, teksa në rast humbje – do nevojitet edhe një ndeshje e cila do përcaktojë gjithçka.
Nga gjysmëfinalja tjetër, KB Peja ka triumfuar në tri takime ndaj Yllit dhe ka siguruar finalen e madhe.
Ndeshja e sotme Trepça – Prishtina luhet nga ora 17:15.
/GazetaBlic Sport


