Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku janë përfshirë 12 persona në parkingun e një lokali në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë.
Mëson se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë.
Po ashtu të dyshuarit është arritur që të arrestohen dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, katër nga tetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët do të hetohen në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.


