Vincent Kompany ka mohuar zërat që lidhin një kalim të mundshëm të tij te Chelsea.
Skuadra londineze është në kërkim të një trajneri afatgjatë pas shkarkimit të Graham Potter, shkruan GazetaBlic Sport.
Një ndër emrat e lakuar nga mediat është edhe belgu, Kompany i cili arriti sukses me Burnleyn duke inkuadruar skuadrën në Premierligë nga Championshipi anglez.
Megjithatë ish mbrojtësi i Cityt mohoi zërat duke thënë se nuk është në bisedime me Chelsean.
“Unë nuk jam i përfshirë në asnjë nga këto biseda. Unë kam shumë në këtë moment në kokën time për sa i përket dëshirës për të fituar ndeshje futbolli”, tha ai.
Vincent Kompany when asked on links with Chelsea job: “I’m not engaging on any of these conversations. I have too much at this moment in time in my head in terms of wanting to win football matches”. ??? #CFC
“That’s the only thing I care about”, via @_JohnMcDougall. pic.twitter.com/UGZwEhO0z0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 22, 2023
/GazetaBlic Sport/


