Sporti

Tuchel: Ekipi duket i lodhur

04/22/2023 20:18
nga:E K

Bayern dështoi sot në Mainz duke humbur me rezultat 3:1.

Pas ndeshjes trajneri i Bayern, Thomas Tuchel, ka folur për media ku është ankuar për lodhjen e lojtarëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Kur kundërshtari mundi të shtonte dhe rriste presionin, ne nuk mund të përgjigjenim. Jemi në një pozitë të vështirë. Lojtarët duken sikur kanë luajtur tashmë 70 ndeshje në sezon dhe janë ngopur me gjithçka, citon Sky Sports fjalët e Tuchel.

Bayerni ndeshjen e radhës e zhvillon në shtëpi ndaj Herthas.

/GazetaBlic Sport/