Lajme

Paralajmëron profesori universitar: Nesër Lista Serbe nuk krijon telashe, problemet fillojnë pas zgjedhjeve!

04/22/2023 18:29
nga:Y I

Pas tërheqjes së partisë së Serbëve të Kosovës nga zgjedhjet e 23 prillit, Lista Serbe nuk do të krijojë më probleme.

Kështu po thotë për “Gazeta Blic” profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu thotë se procesi zgjedhor do të shkojë i qetë nesëR në Veri të vendit.

‘Procesi zgjedhor nesër do të jetë i qetë. Pas tërheqjes së Jabllanoviqit nuk do të ketë më telashe sepse është siguru mospjemarrja e serbëve në këto zgjedhje, pra Lista Serbe nuk është e interesuar me bë më probleme. Ata kanë me i injoru zgjedhjet”

Ai thotë se problemet do të filllojnë pas zgjedhjeve, kur të vendosen kryetarët e rinj të komunave dhe Asambletë.

Ai thekson se nëse arrin qeveria Kurti t’i vendosë flamujt e Kosovës nëpër objektet e komunave në Veri, ky sigurisht që do të jetë një sukses i Qeverisë Kurti.

“Problemet kanë me qenë kur të vendosen kryetarët e rinj  të komunave dhe asambletë. Në momentin që do të vendoset flamuri i Kosovës në Asambletë komunale në Veri, atëherë do të jenë telashet. Nëse arrin qeveria Kurti t’i vendosë flamujt e Kosovës nëpër objektet e komuanve në Veri, ky sigurisht që do të jetë një sukses i madh i Qeverisë Kurti” tha Spahiu në një pronocnim dhënë për “Gazeta Blic”.


Nexhmedin Spahiu, Profesor

Partia e Serbëve të Kosovës njoftoi dy ditë më parë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 23 prillit.

Lajmin e konfirmoi kryetari i kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviq.

Jabllanoviq deklaroi se vendimi për tërheqje është marrë nga kryesia e partisë.

Sipas tij, partia e tij po tërhiqet, sepse nuk ka kushte adekuate për mbajtje të zgjedhjeve, si dhe është ankuar për mënyrën se si do të mbahen ato, duke përmendur faktin se do të mbahen në kontejnerë dhe se siguria do të garantohet nga Policia e Kosovës.

Nesër pritet të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat në Veri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

Tërheqja e Jabllanoviqit, vjen reagimi nga KQZ-ja