Një 43-vjeçar dyshohet se ka kryer dhunë në familje.
I njëjti mori rrugën që të udhëtojë jashtë Kosovës, mirëpo u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’./Sinjali/


