Sporti

Pochettino duket i preferuari i drejtuesve të Chelsea për rolin e trajnerit

04/22/2023 13:36
nga:Mergim Rreci

Argjentinasi Mauricio Pochettino është futur në listën e kandidatëve për trajner të ri të Chelseat.

Sky Sports raportoi se zyrtarët e klubit kanë pasur tashmë biseda me ish-trajnerin e Tottenhamit dhe PSG-së, pasi ra hipoteza e Julian Nagelsmann, të cilit nuk i pëlqeu zvarritja e bisedave dhe dëshira e klubit për të dëgjuar më shumë opsione, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri 51-vjeçar ka qenë i lirë në merkato që kur u largua nga PSG në fund të sezonit të kaluar. Sky raporton se tashmë ka pasur dy takime dhe Pochettino ka bërë përshtypje pozitive, me drejtuesit që duken të vendosur për angazhimin e tij.