Sporti

Oblak: Nuk jam duke e shikuar Ligën e Kampionëve

04/22/2023 12:37
nga:Mergim Rreci

Jan Oblak, portieri i Atlético Madrid, në një intervistë për RTVE , nuk e fshehu trishtimin e tij për largimin nga Champions League.

Skuadra e Diego Simeones, kujtojmë se u rendit e fundit në grup me FC Porto, Club Brugge dhe Bayer Leverkusen, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sinqerisht, nuk po shikoj Champions sepse më dhemb të mos luaj. Është e vështirë të supozohet se kemi rënë në fazën e grupeve”, tha ai.

Jan Oblak është një nga kapitenët e skuadrës spanjolle dhe lojtari i dhjetë me më shumë paraqitje në historinë e klubit. Ai thotë se skuadra është përmirësuar shumë dhe se “gjendja shpirtërore është shumë më e mirë se para Kupës së Botës”. “Ishte turp që nuk filluam aq mirë sa tani”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/