Lajme

Fotot e reja nxisin thashethemet se Putin vuan nga kanceri i gjëndrës tiroide

04/22/2023 10:56
nga:Astrit Gashi

Janë shfaqur foto të reja të presidentit rus Vladimir Putin me një shenjë misterioze në qafë, duke nxitur edhe më shumë spekulimet se Putin po lufton me kancerin e gjëndrës tiroide, shkruan gazeta britanike, Sun, përcjellë GazetaBlic.

Fotot në të cilat duket vraga janë bërë në meshën me rastin e kremtimit të Pashkëve Ortodokse në katedralen në Moskë. Ato tregojnë një Putin me fytyrë guri duke mbajtur një qiri, por edhe shenja në pjesën e përparme të qafës së tij duket qartë.

Në muajt e fundit, janë shfaqur teori të shumta për shëndetin e tij, disa madje pretendojnë se Putin ka kancer, sëmundjen e Parkinsonit ose të dyja, por Kremlini i ka mohuar vazhdimisht të gjitha këto spekulime.

Megjithatë, thashethemet filluan të qarkullojnë përsëri pasi presidenti rus u filmua të dielën në një meshë në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, ku thuhet se kishte vështirësi në lëvizje.

Sun shkruan se fotot mund të kenë konfirmuar pretendimet e mëparshme të gazetës investigative Proekt se Putin vuan nga kanceri i tiroides. Kjo media e pavarur raportoi se Putini monitorohet vazhdimisht nga një ekip kirurgësh, njëri prej të cilëve, Yevgeny Selivanov, është i specializuar për kancerin e tiroides.

Plaga mund të shihet si një vijë diagonale nga e majta në të djathtë në qafën e tij dhe kanali Telegram Uniyan pretendon se është në formën e shkronjës Z, një simbol pro-luftës i përdorur nga forcat e Putinit.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kjo shenjë në qafën e Putinit është e dukshme: në dhjetor 2020, portali rus Sobesednik shkroi për këtë çështje.

Në atë kohë, kirurgu plastik Amjad Al-Josef tha se një shenjë e tillë teorikisht mund të mbetet pas intubimit, transmeton “Jutarnji list”.
Pavarësisht nga këto spekulime, nuk ka asnjë dëshmi që Putini i është nënshtruar ndonjëherë një operacioni në tiroide.