Lajme

KQZ mban mbledhje sot lidhur me zgjedhjet në veri

04/22/2023 09:38
nga:Astrit Gashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e radhës duke filluar nga ora 11:00.

Zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes do të shqyrtohet miratimi i Planit operacional për ditën e zgjedhjeve që do të zhvillohen të dielën në veri të vendit.