Lajme

Greva tetë-orëshe ngrin hekurudhat në Gjermani, aeroportet preken në katër qytete

04/21/2023 20:46
nga:Gazeta Blic

Një grevë tetë-orëshe e thirrur nga sindikata gjermane e hekurudhave ka ndaluar udhëtimet mëngjesin e sotëm, ndërsa largime nga puna kishte në katër aeroporte gjermane, gjithashtu ne proteste për pagat dhe kostot e jetesës.

Sindikata e hekurudhave EVG lëshoi me sukses thirrjen e saj për braktisjen e punës nga ora 3 e mëngjesit deri në 11 në linjat kryesore shtetërore hekurudhore Deutsche Bahn, duke anuluar udhëtimet e trenave në distanca të largëta dhe ato rajonale.

EVG tha se do të shtojë presionin ndaj punëdhënësve për rritje të pagave, edhe pse Deutsche Bahn, e quante grevën “e kotë dhe e panevojshme”.