Showtime

Efi debaton sërish me Luizin: Shumë i vogël po dukesh

04/21/2023 08:09
nga:Astrit Gashi

Debatet mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit kanë vazhduar.

Teksa Luizi ka tentuar që t’i bind banorët për të qëndruar larg Efit në mënyrë që ajo të ndihet e vetmuar, dyshja kanë nisur një tjetër diskutim.

E revoltuar Efi i ka kërkuar se cfardo që ai dëshiron le t’i drejtohet asaj dhe të mos flas pas krahvë të saj.

Ajo i tha se me veprimet e fundit, Luizi po duket ‘shumë i vogël’ dhe se sipas saj ai po tregohet shumë mosmirënjohës.

“Nëse duan të flasin prapa krahëve nëpër cepa udha e mbarë, mosmirënjohje, e di shumë mirë se nëse do të kisha diçka do të ta thoja edhe në sy, shumë i vogël po dukesh, për aq kohë sa e kam mbyllur mos fol lartë e poshtë për mua, po deshe hajde ja ku më ke, të përballoj dhe të kthej përgjigje për çfarë të duash ti”, i tha Efi.

Në anën tjetër, Luizi nuk i ka kursyer fjalët banale ndaj saj duke mos dashur të vazhdonte debatin me të.

Ndryshe, kujtojmë që Luizi bashkë me Dean u votuan si banorët për t’u dërguar në një televotim që do të përzgjedh finalistin e parë të Big Brother VIP Albania.

Se cili prej dyshes së lartpërmendur do të jetë finalisti i parë do të zbulohet këtë të shtunë (22 prill).