Lajme

Bajqinovci: Blerim Isufaj është politik, ka qenë pjesë e LDK-së dhe FARK-ut

04/21/2023 07:05
nga:Astrit Gashi

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë në emisionin T7 se kandidati për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj, është thellë i lidhur me parti politike.

“Blerim Isufaj ka qenë pjesë e LDK-së dhe FARK-ut”, tha ai.

“Ka qenë këshilltar i të ndjerës, shumë të nderuarës, Nekibe Kelmendit. Atëherë pjesë e LDK-së”, shtoi Bajqinovci.