Sporti

Alaba nuk do jetë i gatshëm për Real Madridin deri në ndeshjen gjysmëfinale të Champions League

04/20/2023 19:15
nga:E K

David Alaba iu nënshtrua testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të pësuar ndaj Chelseat, në një ndeshje të Champions League dhe mësoi se ka një problem muskulor në këmbën e djathtë.

Alaba, 30 vjeç, u zëvendësua në Stamford Bridge dhe do të mungojë për të paktën dy javë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai mund të rikthehet në finalen e Kupës së Mbretit, e planifikuar për më 6 maj, por trajneri Carlo Ancelotti nuk dëshiron ta rrezikojë dhe e do të gatshëm mbrojtësin në gjysmëfinalen e Champions League, ku Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn me 9 maj.

/GazetaBlic Sport.