Sporti

Renditja e re e UEFA-s për klube, Drita me pozitën më të mirë nga skuadrat kosovare

04/20/2023 15:37
nga:Mergim Rreci

UEFA e ka përditësuar ranglistën e saj për klube.

Drita vazhdon të jetë skuadra më e mirë nga Superliga e Kosovës në këtë renditje, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas Dritës, nga Superliga e Kosovës renditet Prishtina, klubi më i trofeshëm i futbollit kosovar me 4 mijë pikë.

Pas këtyre dy skuadrave vjen Ballkani, kampionët në fuqi të Kosovës dhe ekipi që shkroi historinë duke marrë pjesë në grupet e Ligës së Konferencës edicionin e kaluar.

Foto e edituar nga Lajmi.net

/GazetaBlic Sport/