Lajme

Eva Palatova emërohet zëvendësshefe e Zyrës së BE-së në Kosovë

04/20/2023 14:07
nga:Astrit Gashi

Eva Palatova është emëruar sot zëvendësshefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njoftoi sot Shërbimi Evropian për Çështje të Jashtme (EEAS).

Palatova ishte shefe e Departamentit për Politikë, Shtyp dhe Informim të Delegacionit të BE-së në Kanada.

Ajo ishte gjithashtu një këshilltare diplomatike dhe anëtare e kabinetit të ish-kryeministrit belg dhe deputetit të Parlamentit Evropian Guy Verhofstadt.