Lajme

28-vjeçari në Podujevë rrah brutalisht të dashurën e mitur, e godet me shufër metali e kaçavidë

04/20/2023 13:44
nga:Y I

Një person në Podujevë dyshohet se ka rrahur brutalisht të dashurën e tij 17-vjeçare.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se e mitura ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndime që mori si pasojë e dhunës.

Po ashtu ajo ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve policorë dhe në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale ka rrëfyer gjithë tmerrin që ka përjetuar.

Bazuar në dëshminë e saj, i dashuri i saj e ka rrahur duke e goditur me shufër metali e kaçavidë.

28-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka mohuar të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.