Gjesti i Cristiano Ronaldos duke mbajtur organin gjenital pas humbjes së Al Nassr nga Al Hilal premton të diskutohet shumë në Arabinë Saudite.
Kjo pasi avokati saudit, Nouf bin Ahmed, doli para drejtësisë me një peticion që kërkonte deportimin e portugezit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë nuk e ndjek sportin. Nëse tifozët e Al Hilal provokuan Cristiano Ronaldon, ai nuk dinte si të përgjigjej. Sjellja e Cristianos përbën një krim. Një akt publikisht i pahijshëm që kërkon arrestimin dhe dëbimin kur kryhet nga një shtetas i huaj. Ne do t’i paraqesim një peticion Prokurorisë Publike në lidhje me këtë”, shkruan në rrjetin social Twitter avokati, i cili është edhe profesor në Universitetin e Genoas dhe këshilltar në qendrat e arbitrazhit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare.
Më vonë, Nouf bin Ahmed konfirmoi se rasti tashmë i është referuar drejtësisë.
Avokati vuri në dyshim edhe ndërhyrjen e Ronaldos ndaj Gustavo Cuellar gjatë të njëjtës ndeshje: “Është një shkelje e vogël. Agresioni i Cristianos ndaj një lojtari të Al Hilal nuk është pjesë e dueleve të zakonshme sportive. Duhet theksuar se Cristiano njihet për bilancin e tij. Cila është arsyeja e ndryshimit të sjelljes dhe prirjes ndaj agresionit pas nënshkrimit për Al Nassr”, vazhdoi ai.
لست متابعة للشأن الرياضي
حتى ولو استفز جمهور الهلال #رونالدو
لم يوفّق في الرد عليهمالسلوك الصادر من #رونالدو يعتبر جريمة
فعل فاضح علني وهي من الجرائم المستوجبة
للتوقيف ، والإبعاد ( الترحيل ) إذا وقعت من أجنبيلذا
سنتقدم بعريضة للنيابة العامة بهذا الشأن pic.twitter.com/qnyDJZJKS0
— Prof. Nouf Bint Ahmed (@NoufPoet) April 18, 2023
Në një sqarim dërguar agjencisë EFE, përgjegjësit për Al Nassr thanë: “Ronaldo pësoi një dëmtim. Në ndeshjen me Gustavo Cuellar, ai mori një dëmtim në një zonë të ndjeshme. Sa i përket kërkesave të tifozëve, ata janë të lirë të mendojnë çfarë të duan”.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim, me Ronaldon që duket se nuk po kalon një aventurë pozitive as në Arabinë Saudite.
/GazetaBlic Sport/


