Boksieri shqiptar, Flamur Haxha do të përballet me boksierin serb, Dejan Bubic.
Ky meç do të zhvillohet me 30 prill, atje ku Haxha kërkon me çdo kusht fitoren e madhe. Nga 3 meçe sa i ka zhvilluar deri më tash, boksieri shqiptar ka fituar me nokaut dhe ka bilanc 100%.
Në anën tjetër, boskieri serb ka humbur 6 ndeshjet e fundit, ku në katër prej tyre është mposhtur me nokaut.
Para këtij meçi, Flamur Haxha është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’, atje ku tha se është shumë i përgatitur për këtë luftë, madje ka përshtatur ushtrimet e tij me muajin e shenjtë të Ramazanit, sepse ka qenë edhe agjërueshëm në të njëjtën kohë.
Ai premtoi se do të luftojë fortë për ta mposhtur kundërshtarin dhe për të siguruar një fitore për të gjithë shqiptarët që e mbështesin.
“Jam përgatitur shumë për luftën e 30 prillit. Ushtrimet i kam përshtatur me muajin e Ramazanit dhe kam ushtru çdo mbrëmje. E di nivelin e përgatitjeve të mia, jam i sigurt dhe premtoj fitore për të gjithë shqiptarët“, tha fillimisht ai.
View this post on Instagram
Më pas, Haxha tregoi edhe ëndrrën e tij të madhe, atje ku tha se dëshiron që një ditë të ketë një klub boksi në Kosovë, duke i’u dhënë mundësinë të rinjve që të zhvillohen dhe të bëjnë emër në këtë sport.
“Ëndrra ime është të hap një klub boksi në Kosovë, atje ku do të kisha mundësinë t’i ushtroja të rinjt në këtë sport. Do të doja që t’i jepja mundësinë të rinjve të atij vendi në boks, në mënyrë që më pas rezultatet e tyre t’i japin emër shqiptarëve“, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


