Lajme

Haradinaj komenton zhvillimet në KEK: Dëshmi se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq

04/19/2023 19:29
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë një koment të shkurtër mbi zhvillimet e fundit që po ndodhin në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Si rrjedhojë, sot u arrestua drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai nga Prokuroria dhe Policia po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kësisoj, ish-kryeministri Haradinaj tha se këto ndodhi janë dëshmi se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq, transmeton Paparaci.

“Kjo çfarë po ndodhë në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq”, shkroi ai në Facebook.