Lajme

Hajdar Beqa: Në raportin e Komisionit hetimor për Energji janë gjetur shkelje flagrante të ligjit nga Nagip Krasniqi!

04/19/2023 19:30
nga:Y I

Ish-kryesuesi i Komisionit Hetimor për Energji, Hajdar Beqa, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me bastisjet e fundit në KEK.

Beqa tha se në raportin e përpiluar nga Komisioni, janë konstatuar shkelje flagrante të ligjit nga kryeshefi Nagip Krasniqi.

“Realisht nuk kemi informata më shumë se sa kemi pa në media, megjithatë si ish-kryesues i Komisionit Hetimor për Energji për periudhën 2006-2022 kemi kërku kur e kemi pru raportin në Kuvend në seancë plenare, me pas hetim nga Prokuroria e shtetit dhe nga organet përkatëse të Policisë së Republikës së Kosovës se kemi konsideru dhe konsiderojmë se ka shkelje flagrante të ligjit sidomos në dy vitet e fundit nga kryeshefi i cili është arrestuar sot.

Beqa tha se Prokuroria e shtetit duhet të merret me shkeljet që janë në atë raport, pasi ka shumë elemente të konsumit të veprave penale

“Raporti është zyrtar, është publik dhe mendoj se organet përkatëse do të bëjnë punën e vet.Komisioni Hetimor e ka kry punën e  vet, e ka përpilu një raport të cilin e ka dorëzu në Kryesi të Kuvendit, ka ardhë në seancë plenare, është votuar dhe të njëjtën kohë raporti tani është publik. Prokuroria e shtetit duhet të merret me shkeljet që janë në atë raport, konsiderojmë se ka shumë elemente të konsumit të veprave penale” deklaroi Beqa në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Gazeta Blic/

Bastisjet në KEK, deklarohen anëtarët e Komisionit Hetimor për Energji nga PDK, LDK dhe AAK