Sporti

Lajm i mirë për Ten Hag, Rashford gati për ndeshjen me Sevillan

04/19/2023 18:52
nga:L J

Marcus Rashford zhvilloi seancën e fundit stërvitore të United përpara se të nisej për në Seville, ku do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Europa League.

Sulmuesi, i cili ka qenë ylli i madh i “Djajve të Kuq” këtë sezon, pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Evertonit dhe ka punuar për t’u rikuperuar në kohë.

Prania e tij do të jetë vendimtare për trajnerin Erik Ten Hag pasi Rashford ka shënuar 28 gola këtë sezon në të gjitha garat. Sabitzer i Austrisë, i cili i shënoi të dy golat në ndeshjen e parë, është rikthyer gjithashtu në stërvitje.

Trajneri i United nuk do të mund të llogarisë në të lënduarit Varane, Lisandro Martínez dhe Garnacho për ndeshjen kundër Sevillas.

Bruno Fernandes u la jashtë sepse u pezullua.

/GazetaBlic Sport