Lajme

Skandali në KEK- Çfarë kishte paralajmëruar Zemaj në Blic Interview për avullimin e 4.4 milionë eurove?

04/19/2023 18:03
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në një intervistë për Blic Interview të dhënë para dy jave, kishte paralajmëruar skandalin e madh në KEK, ku sot Krimet Ekonomike kanë bastisur zyrat e KEK-ut dhe gjithashtu edhe banesën e Drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, raporton GazetaBlic.

Zemaj në këtë intervistë kishte thënë se partia në pushtet i ka ndalë tenderat me udhëzimet e disa ekspertëve të tyre, ku sipas tij brenda muajti janë paguar më shumë se 4.4 milionë shtesë.

Zemaj shtoi se Qeveria Kurti ka importuar rreth 155 milionë energji elektrike në vitin 2021, do të thotë që 113 milionë euro më shumë se në vitin 2020.

“Dy elementet të cilat kanë sjell më shumë negativitet në kosoton e qytetarëve të Kosovës. Nuk po themi që nuk ka pas rritje të çmimeve edhe në aspektin global, por shtetet tjera kanë marrë masa që t’i dalin në ndihmë qytetarëve. Qeveria Kurti fare pak ka marrë masa të tilla. Cili është efekti i subvencionimit, mua më ka subvencionuar, por më ka rrit tarifën për me pagu tarifën për serbët në veri, më shumë se 100 milionë. Subvencionimi ka ndodhë në kurriz të rritjes së energjisë elektrike, këtë po e them sepse e kemi elaberu edhe në Kuvendin e Kosovës”, theksoi Zemaj.

“Tenderat i kanë ndalë me udhëzimet e ekspertëve të VV-së ku brenda muajit ne kemi paguar më shumë se 4.4 milionë shtesë”, shtoi ai.

“Në vitin 2021, 155 milionë ka importuar energji elektrike kjo Qeveri, 113 milionë më shumë se në vitin 2020. Qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar që janë rritur çmimet, kjo ka ndodhë nga paaftësia për të menaxhuar krizën energjetike. Këtë kosto jemi duke e paguar gjatë dy viteve të fundit”, ishte shprehur Zemaj për Blic Interview me Astrit Gashin.

Video: