Skuadra e Gjilanit ka fituar sot ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Llapit me rezultatin 1-0 dhe ka arritur finalen e madhe të Kupës së Kosovës, ku e pret Prishtinën që eliminoi Vushtrrinë.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Batatina theksoi se Gjilani nuk e meritoi fitoren, por kështu nuk mendon Zekrija Ramadani, i cili iu kundërpërgjigj duke thënë se e mposhti në dy takime dhe finalja është mëse e merituar, shkruan GazetaBlic Sport.
“Çdo trajner ka arsyet pse e thotë atë, ndoshta për ta mbrojtur veten, ne i mposhtëm në dy ndeshjet dhe nuk mund të thuhet se nuk e merituam”, tha Zekrija Ramadani për Art Sport.
Ramadani poashtu theksoi se tani do të synojnë historinë në finalen e madhe ndaj Prishtinës.
“I përgëzoj lojtarët, por asgjë nuk ka mbaruar. Tani duam të shkruajmë historinë në finale”, tha ndër të tjerash Zekrija Ramadani.
/GazetaBlic Sport


