Lajme

Në mes të lokalit, sa plumba u zbrazën ndaj biznesmenit që u vra në Shëngjin

04/19/2023 15:58
nga:Genita C

7 plumba janë zbrazur ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj i cili u vra në lokalin e tij në pedonale të Shëngjinit mesditën e sotme nga dy autorë.

Njëri prej autorëve i maskuar si polic, me skafandër motori në kokë dhe maskë anti-COVID është futur në lokalin e biznesmenit dhe ka shkuar pranë tavolinës ku ai ishte ulur.

Ndaj tij ka drejtuar pistoletën me silenciator dhe i ka zbrazur 7 plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.