Lajme

Nagavci e Hyseni vunë gurëthemelin e një çerdheje në Gjilan, vlera mbi 710 mijë euro

04/19/2023 12:41
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, vunë gurëthemelin për ndërtimin e çerdhes së re në lagjen “Qarku I”.

Sipas Hysenit, kjo çerdhe do të ketë vlerë mbi 710 mijë euro, ndërsa sipërfaqja e saj do të jetë 1 mijë e 552 metra katror, e me kapacitet për 120 fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 5 vjeç.

“Vetëm bashkë mund të krijojmë projekte zhvillimore për gjeneratat e ardhshme, prandaj mirëpresim bashkëpunimin me Ministrinë në investime tjera për arsimin në komunën e Gjilanit”, tha Hyseni.