Lajme

Arrestohen në Pejë dy persona për tentim-vrasje

04/19/2023 09:41
nga:Astrit Gashi

Dy persona janë arrestuar në Pejë si të dyshuar për tentim-vrasjen që ndodhi më 22 mars.

Policia ka bërë të ditur se të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin pas veprimeve policore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pas intervistimit në konsultim me prokurorin të njëjtit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet njoftimin e PK-së.