Sporti

Sot mësohen dy skuadrat finaliste në Kupën e Kosovës

04/19/2023 09:02
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Dy ndeshje interesante do të zhvillohen në Gjilan e Prishtinë, atje ku do të mësohen dy skuadrat finaliste, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjilani e pret në shtëpi skuadrën e Llapit, me “Skifterat” që kanë avantazh nga ndeshja e parë e luajtur në Podujevë, 2 me 1.

Në takimin tjetër, Prishtina do të përballet me FC Vushtrrinë, me ndeshjen e parë që përfundoi me rezultat 1:2 në të mirë të kryeqytetasve.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në dy ndeshjet që fillojnë në ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/