Lajme

Odalloviq: Në dhjetëvjetorin e Marrëveshjes së Brukselit, Kosova u shpërblye me liberalizim të vizave

04/19/2023 08:48
nga:Astrit Gashi

Zyrtari serb, Velko Odalloviq ka vlerësuar se Prishtina është “shpërblyer” me liberalizimin e vizave pikërisht në dhjetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Pagjetur rikujton se Asociacioni i Komunave Komunave Serbe ende nuk është formuar.
“Është shkatërruese që në ditën e dhjetëvjetorit të përkujtimit të mosveprimit dhe të bashkësisë ndërkombëtare, të mishëruara në BE dhe në Prishtinë, po shpërblehet me liberalizimin e vizave”, tha Odalloviq për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai tha se kur Serbia mori liberalizimin e vizave në vitin 2009, çështja e Kosovës u la për më vonë, sepse pavarësia e saj nuk u njoh nga të gjithë anëtarët e BE-së.

“Asnjë anëtar i BE-së nuk e ka njohur Kosovën pas asaj date. Të gjithë ata që e kanë njohur, e kanë njohur deri në vitin 2009. Ata që nuk e kanë njohur atëherë, as sot nuk e njohin”, tha Odalloviq dhe kujtoi se vendimi për liberalizim të vizave u bë mor pa votim në Parlamentin Evropian, pikërisht për shkak të pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë së Kosovës.