Sporti

Vazhdon spektakli edhe sonte në Ligën e Kampionëve, super përballje në Gjermani e Itali

04/19/2023 08:36
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vjen sonte me dy ndeshje tjera fantastike.

Bayern Munich dhe Manchester City do të përballen në “Allianz Arena”, atje ku gjermanët do të kërkojnë përmbysje historike ndaj skuadrës angleze, por që natyrisht do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, shkruan GazetaBlic Sport.

“Qytetarët” triumfuan në ndeshjen e parë me rezultat 3 me 0 dhe tashmë me “një këmbë” janë në gjysmëfinalen e kompeticionit më të madh për klube në Evropë.

Ndeshja tjetër luhet në Itali, atje ku do të përballen Inter dhe Benfica. Ndeshja e parë kishte përfunduar 0 me 2 në të mirë të “Neruazzurëve”, por që nuk është një rezultat që ‘vulos’ gjithçka për fatin e skuadrës që kualifikohet tutje.

Natyrisht, Interi ka një përparësi të madhe për faktin se luan para tifozëve, por që Benfica ka treguar që di të jetë një skuadër shumë e rrezikshme në disa raste.

Të dy takimet luhen me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/